Pse ta bëjë vetëm vetëm Boka? Tifozët e Gallatës ndezin stërvitjen

Ishin plot 42 000 tifozë të Gallatasarajit, në stërvitjen e skuadrës së tyre kryer në stadium. Rasti ishte disi i veçantë, pasi luhet derbi ndaj Beshiktashit, dhe publiku nuk dëshironte që skuadra të ndihej vetëm. Askush, gjithsesi, nuk e priste një numër kaq të madh njerëzish në “Vodafon Arena”. Dikush mund të thotë se tifozët e Gallatës u nxitën nga veprimi i përkrahësve të Boka Juniorsit, që shkuan plot 50 000 vetë në “La Bombonera” për stërvitjen e ekipit para finales së dytë të Kupës Libertadores. Gjithsesi, stambollinjtë kanë bërë edhe diçka tjetër. Kanë qenë po kaq të shumtë, dhe me koreografi e tymuese po kaq të fuqishme edhe në ndeshjen e kampionatit të të rinjve, Gallatasaraj-Trabzonspor.

Sfidanti.al