Tifozët huliganë të River Plejtit konsiderohen si “Mafia e futbollit argjentinas” dhe, pikërisht, kjo e fundit qëndron mbas sulmit brutal kundër autobusit të Boka Juniorsit në Buenos Ajres. Ndeshja e dytë finale e kupës Libertadores tanimë është shtyrë dhe si datë më e mundshme e saj përmendet 8 dhjetori i ardhshëm.
Kryetari i Bashkisë së Buenos Ajresit, Horacio Rodrigez Lareta, tha se sulmi kundër autobusit së Bokës ishte ndërmarrë në shenjë hakmarrjeje, pasi një ditë më parë ishte kontrolluar shtëpia e liderit të tifozëve të Riverit, Bara Brava. Në shtëpinë e tij, sikurse thuhet, u gjetën 300 bileta për ndeshjen finale River-Boka dhe shumë para, vlera e të cilave nuk jepet.
“Problem është Bara Brava që kryeson Mafian që i ka futur thellë duart në futbollin argjentinas dhe që është përgjegjëse për trazirat që ndodhen në prag të ndeshjes së lartpërmendur”, tha Lareta.
Sipas tij, rreth 300 tifozët që e kishn të ndaluar të hynin në stadium, i kanë nxitur trazirat, përfshi sulmin kundër autobusit të Bokas, ku disa lojtarë pësuan dëmtime të ndryshme nga gurët që u hodhën, thyen xhamat dhe ranë mbi ta.
Sfidanti.al