Fjalim lamtumire i Kovaçit në dhomën e zhveshjes: sulmon lojtarët !

Bajerni i Mynihut bëri të shtunën e kaluar një hap tjetër të gabuar, duke barazuar në “Aleancë Arena” një ndeshje të Bundesligës që duhet ta kishte fituar, pasi rezultati nga 3-1 në favor të Bajernit andej nga fundi i ndeshjes u barazua 3-3 nga Fortuna e Dyzeldorfit. Në kushtet, kur Bajerni nuk po arrin dot të fitojë një ndeshje të tre të tilla të fundit, “kupa i mbush” dhe trajneri kroat i Bajernit, Niko Kovaç, ndodhet tani te dera e daljes nga klubi bavarez, megjihtëse do ta drejtojë ekipin sot në mbrëmje, sikure thuhet, për herë të fundit, kundr Benfikës së Lisbonës në Ligën e Kampioneve

Gazeta “Bild” publikon një lajm pikant, sipas të cilit trajneri Niko Kovaç i mblodhi të dielën të gjithë lojtarët e Bajernit në dhomën e zhveshjes. Në atë takim ose mbledhje, ai nuk foli fare për barazimin me Fortunën, por sulmoi ashpër lojtarët, duke akuzuar një numër prej tyre për të gjitha të këqiat që i kanë ndodhur klubit bavarez gjatë kohëve të fundit në këtë sezon. Në fakt, mund të thuhet se ajo që tha Kovaçi në dhomën e zhveshjes së Bajernit, ishte një lloj fjalimi lamtumire…

“Unë, së shpejti, nuk do të jem më lëtu, por para se të largohem dua t’i them ca fjalë….”, tha në fillim të fjalës së tij Kovaçi, duke lëshuar më pas një batare kritikash dhe sharjesh në drejtim të lojtarëve, sidomos të atyre yje të ekipit. Thelbi i fjalimit të Kovaçit ishte se ka lojtarë që pretendojnë se dinë më shumë se trajneri.
Duket se Kovaçi bë viktimë e re e po atij grupi lojtarësh të Bajernit që para tij i “prenë kokën” edhe Karlo Ançelotit.
Sfidanti.al