Nejmar e Mbape gati, Tuhel i vë në sedër për Championsin

Mund të kesh yjet më të mëdhenj në botë e të mos fitosh. Paris SG ende e ka “alergji” Championsin, ashtu siç duket se e ka edhe Mançester Siti (u kuptua mbrëmë), dhe trajneri Tomas Tuhel dëshiron që kjo të ndryshojë. Për fat, ndaj Liverpulit ai do t’i ketë në dispozicion dy sulmuesit kryesorë, Nejmar e Kilian Mbape, por kjo nuk do të thotë automatikisht, fitore.

“Pres që lojtarët e mi të hedhin një hap më shumë, – u shpreh trajneri gjerman para ndeshjes, – ne jemi Paris SG dhe objektivat janë të qarta, duam të fitojmë Championsin. Për këtë, duhet të japim më shumë se deri tani”.  Paris SG ka nevojë vetëm për fitore, pasi çdo rezultat tjetër do ta ndërlikonte shumë pozicionin e tij.

Sfidanti.al