Mik Shumaher ka vendosur të ecë hap pas hapi në karrierën e tij në garat automobilistike. Piloti 19 vjecar, djali i legjendës së Formula 1, Mikael në vitin 2019 do të jetë pjesë e kampionatit të Formula 2, një lëvizje që ai vendosi ta bëjë pasi u shpall kampion Evrope në Formula 3. Edhe në këtë kompeticion, Shumaher Jr do të garojë me skuadrën Prema me të cilën ai trioumfoi në Formula 3 duke fituar 8 gara e 7 pole position.
‘Mezi po pres që të nis sezonin tim të parë në Formula 1 me Preman-tha Mik Shumaher-është një lëvizje logjike për karrierën time sepse dua të përmirësoj aftësitë e mia në drejtimin e makinës dhe teknikë dhe dëshira ime ka qenë që këtë ta bëj me Preman të cilën e falenderoj për atë cfarë kemi arritur së bashku,. Jam shume entuziast që do të mund ta drejtoj këtë makinë që në testet që do të zhvillohen ditët e ardhshme në Abu Dabi
sfidanti.al