Poltava shumë afër Rusisë, UEFA dërgon Arsenalin në Kiev

Një hall i madh e ka zënë Arsenalin, por halli më i madh do të kishte qenë, nëse do t’i kishte ndodhur gjë në Ukrainë. Skuadra londineze luan ndaj Vorsklës së Poltavës (ish-ekipi i Armend Dallkut) për Ligën e Europës, por UEFA vendosi që sfida të mos zhvillohet në stadiumin e Poltavës, por në atë të Kievit, “Republikanski”.

Arsyeja? Padyshim, që ishte për shkak të sigurisë, pas acarimit të skajshëm të marrëdhënieve mes Rusisë e Ukrainës, dhe pas vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme në këtë të fundit, nga presidenti Poroshenko e Parlamenti. Klubi anglez do të duhet të prenotojë nga e para, hotelin, dhe biletat e udhëtimit, si dhe gjithçka tjetër që lidhet me ndeshjen. Poltava u cilësua si tepër pranë kufirit rus, për të qenë e sigurt, për ndeshjen e së enjtes.

Sfidanti.al