Regjimi i Ançelotit “fshin” Sarin : çokollata, fruta të thata dhe saunë!

Media italiane shkruan se Karlo Ançeloti e ka ndryshuar regjimin e futbollistëve të Napolit. Sidoqoftë, mbas tre sezonesh nën drejtimin e trajnerit të mëparshëm, Mauricio Sari, tani futbollistët ndjehen më të relaksuar. Ndryshimi i parë është se Ançeloti anuloi karantinën para ndeshjeve, kështu që lojtarëve tani u lejohet që të rrinë në shtëpi me familjet e tyre. Sidoqoftë, Ançeloti u ka kërkuar të gjithë lojtarëve që ata të hanë bashkë mëngjes dhe drekë para dhe mbrapa stërvitjeve, me qëllim që t’i forcojnë më shumë marrëdhëniet mes tyre gjatë kohës së ushqimit.
Ushqimi, nga ana tjetër, është një segment tjetër që ka pësuar ndryshime. “Korriere dello Sport” shkruan se Ançeloti insiston që lojtarët e tij të hajnë më shumë fruta të thata, avokado dhe, para së gjithash, çokollata. Mbas seancës stërvitore të mëngjesit, futbollistët janë të detyruar të shkojnë në sauna.
Sa për kujtesë, Napoli barazoi me Kievon ndeshjen e fundit, duke dëshmuar se jot ë gjitha ndryshimet kanë shijen e frutave….
Sfidanti.al