Kur bëhet fjalë për sfidën mes Interit e Milanit të gjithë përgatiten për një përballje të zjarrtë mes dy skuadrave që e kanë ndarë përgjysëm qendrën e rajonit të Lombardisë në Itali, Milanon. Së fundmi në media sidomos atë italianen kjo supersfidë e Serisë A që është tashmë e pagëzuar si Derbi i Madonninës, është përkufizuar edhe si ‘Lufta tregtare’ sHBA-Kinë për shkak të sipermarrësve që janë në pronësi të dy klubeve milaneze.
Ndërsa një artist ka pasur një tjetër imagjinatë duke bërë krahasimin me Luftën e Ftohtë. Bëhet fjalë për Tvboy o cili ka mundur të krijojë një murales me protagonistë trajnerët e të dy skuadrave, Luciano Spaleti dhe Xhenaro Gatuzo. Tekniku i Interit në veprën e artit të Tvboy ëshfaqet në versionin kinez, ndërsa Gatuzo në atë amerikan si për të përfaqësuar vendet e pronarëve të skuadrave që ata drejtojnë në fushat e lojës.
sfidanti.al