Ceferin dhe Anjeli janë në unison: Nuk do të krijohet Superliga Evropiane

Presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin dhe ai i shoqatës së Klubeve Evropiane , Andrea Anjeli kanë mohuar në mënyrë kategorike lajmet që po qarkullojnë së fundmi në media për krijimin e Superligës Evropiane duke filluar që nga viti 2021 dhe këtë e bënë në një intervistë për rrjetin televiziv britanik BBC.

‘Superliga nuk do të krijohet. Është thjesht një histori e sajuar ose një ëndërr-ishte deklarata e  Ceferin, ndërkohë që më pas erdhi edhe konfirmimi i Anjelit

‘Aasnjëherë nuk e kemi diskutuar dhe nuk kemi qenë të përfshirë në përpilimin e këtij dokumenti për Superligën-ishte ajo që tha Anjelli- jemi bashkë me UEFA për të përmirësuar akoma më shumë futbollin në të ardhmen.

Ajo që pranuan Ceferin dhe Anjeli, ishte mundësia për të ndryshuar formatin e Ligës së Kampioneve që është kompeticioni më i rëndësishëm në Evropë në rang klubesh. Por jo vetëm kaq, presidenti i UEFA tha se ideja që të krijohet edhe një kompeticion i trete evropian sic ka qenë dikur dhe ku do të marrin pjesë 32 skuadra, pëlqehet nga klubet evropiane. Kjo cështje e fundit në të vërtetë do të votohet në mbledhjen e radhës së UEFA që do të zhvillohet në muajin dhjetor në Dublin.

sfidanti.al