Lepuri dhe breshka? Jo, tani gara është Pogba dhe breshka

“Unë nuk jam kaq i ngadaltë”, ishte komenti i videos më të fundit të hedhur në rrjetet sociale nga Pol Pogba. Mesfushori i Francës dhe Mançester Junajtid po bën pak pushim, në këtë sezon të ngarkuar, ndërsa gjeti një mënyrë origjinale për t’u argëtuar, një garë me … breshkën.

Pogba imitoi mënyrën e gjuajtjes së tij të veçantë të penalltisë, ndërsa garonte me breshkën, dhe tani e tutje fëmijët nuk do të kenë në mendje vetëm garën e lepurit me breshkën, por edhe të yllit të dëmtuar të Francës, me kafshën me shtëpinë në kurriz. “Vrapim penalltie ndaj breshkës, unë nuk jam kaq i ngadalshëm”, – shkruajti ai, ndërsa në vizitën e tij në kopshtin zoologjik në Dubai, nuk harroi të bënte “duet” me një majmun, që imitoi nxjerrjen e gjuhës së futbollistit.

Sfidanti.al