Tifozët e Skocisë janë shfaqur me funde “grash” sipas traditës së tyre në rrugët e Tiranës, por futbollistët skocezë kur dalin në fushë.. luftojnë më shumë se burrat! Ka shumë arsye trajneri Panuçi të frikësohet nga ndeshja me Skocinë, kur kujton edhe deklaratën e presidentit Duka se pas këtyre dy ndeshjeve do të vendoset nëse Kristiani do të mbetet tek tek “shqipet” apo do të kapërcejë detin. Shumë vetë merakosen se si do të reagojë ekipi në këto dy ndeshjet “finale” të trajnerit, por kur shikon pas, në të kaluarën, besimi nuk lidhet me atë që do të bëjnë futbollistët në fushë, por me atë që kurdis në mendje lojtari ynë kryesor i tribunës…
Fitojmë apo humbasim me Skocinë, sido që të vijë rezultati, ne nuk mbahemi moralisht si një ekip përfaqësues që ndihmojmë trajnerët. Madje kemi talent për të dhënë ..shkelmin e fundit, sidomos kur i huaji kërkon ndihmë. Edhe Panuçi e ka kuptuar se skema e fatit të tij nuk varet as nga pucistët që zbuloi me sukses disa javë më parë, as nga gazetarët që me De Biazin kishin raporte dashurie, sepse me Kristianin po lëshojnë vetëm helm.
Po sikur të fitojmë me Skocinë? Po sikur të humbasim? Sa herë që na mundojmë pyetje të tilla për ndeshje ku dikush do ta pësojë, viktima më e madhe nuk është gjendur në stol, por në shkallët e stadiumit…
Sfidanti. al