Higuainit s’i pëlqen bilbili i Macolenit, Milanit dënimi i sulmuesit

Komisioni Disiplinor i Serisë A e dënoi Gonzalo Iguainin që të mos luajë dy ndeshje, për shkak të kartonit të kuq që ai mori në ndeshjen me Juventusin. Ky futbollist argjentinas mori karton të kuq në min. e 83-të, duke qenë se protestoi stuhishëm kundër një vendimi të gjyqtarit Macoleni që i tregoi atij kartonin e verdhë.
Iguaini e sulmoi verbalisht gjyqtarin, duke i bërtitur më një ton shumë të lartë: “Përse, ti, gjithnjë i bie bilbilit kundër meje”?
Milani, mbasi mësoi për dënimin e Iguainit, bëri të ditur se ai do ta apelojë vendimin e Komisionit Disiplinor të Serisë A, me shpresë që pezullimi i futbollistit të vet të ulet vetëm në një ndeshje.
Sfidanti.al