Huanfran i Atletikos: Mesi, Nr. 1 në botë, sa ndryshe nga Nejmari

I ka pasur që të dy kundërshtarë, madje direktë. Mbrojtësi i Atletikos së Madridit, Huanfran, jep një gjykim që mund të quhet tepër i specializuar për dy nga yjet e mëdhenj të futbollit të sotëm, Lionel Mesin e Nejmarin.

“Për mua, Mesi është më i miri në botë, – thotë 33-vjeçari, – unë e kam thënë gjithnjë këtë gjë. Ai dhe Kristiano (Ronaldo) kanë bërë gjithnjë diferencën me të tjerët, por gjithmonë Leo ka pasur diçka më shumë. Unë e respektoj pa masë”.

Sidoqoftë, ka një arsye edhe më të fortë që Huanfran e respekton shumë argjentinasin. “Mesin mund ta godasësh sa të duash dhe ai nuk ankohet, – deklaroi mbrojtësi, – e kundërta e Nejmarit”. Nejmar dhe Ronaldo janë larguar nga La Liga, por Mesi është aty dhe Huanfrani do të ndeshet me numrin 10 katalanas, me të rinisur La Liga, në duelin Atletiko-Barcelona.

Sfidanti.al