Pogba ‘zgjon’ tifozët e Juventusit: Mancester Junajtid është shtëpia ime

Zërat e fundit të merkatos  që kishin në qendër Pol Pogba, bënë që tifozët e Juventusit të ëndërrojnë për rikthimin e tij te Zonja e Vjetër. ai që i kthen me këmbë në tokë ata ishte vetë futbollisti i mancester Junajtid duke deklaruar hapur dahsurinë e tij djajtë e Kuq, pavarësisht problemeve të tij në raportet me trajnerin Zhoze Murinjo

‘Kur u ktheva te Mançester Junajtid, për mua ishte dicka e bukur, ndjeva që u ktheva në shtëpi-tha Pogba për revistën zyrare të klubit anglez ‘Inside United’-gjithnjë kam ëndërruar të luaj më këtë skuadër dhe të shënoj gola në Old Trafford. Asgjë nuk ka ndryshuar nga hera e parë, përvec shokëve të skuadrës dhe trajnerit. por pjesa tjetër e klubit ka mbetur njësoj. Jam kthyer në shtëpi, është sikur të mos jem larguar kurrë. Te Juventus kam qenë me pushime për 4 vjet’.

Por pavarësisht kësaj deklarate, Pogba nuk e mohon eksperiencën e tij te Zonja e Vjetër, në fakt është krejtësisht e kundërta pasi futbollisti e konsideron veten të lidhur me klubin torinez.

sfidanti.al