Dhimbje koke për Solarin: Reali mbeti pa dy futbollistë kryesorë

Trajneri i përkohshëm i Realit të Madridit, Santiago Solari, e ka nisur mjaft mirë punën e tij në stolin e drejtimit të klubit “mbretëror”, duke shënuar katër fitore në katër ndeshje. Ajo e fundit 4-2 u arrit kundër Selta Vigos, por, sidoqoftë, mbas kësaj ndeshjeje Solari mori lajme të këqia.
Gjatë ndeshjes së fjalë, Solari bëri dy zëvendësime të detyrueshme, duke qenë se Kasemiro dhe Naço pësuan dëmtime, kurse tani ai mori lajmin se ai nuk do të mund të mbështetet te shërbimet e këtyre dy futbollistëve gjatë afro dy muajve të ardhshme, aq kohë sa u duhet atyre që të rimarrin veten.
Sfidanti.al