Ish-futbollisti i famshëm brazilian Roberto Karlos nuk ka asnjë dyshim se Vinisius Junior do të bëjë histori të Reali i Madridit. Talenti i ri brazilian tani ka shansin që të luajë më shumë me Realin, duke i gëzuar sytë e tifozëve dhe një meritë kryesore në këtë drejtim ka edhe trajneri përkohshëm i Realit, Santiago Solari, që po e angazhon gjithnjë e më shumë këtë tinejxher brazilian.
Trajner i i mëparshëm i Realit, Hulen Lopetegi, nuk i kushtonte shumë vëmendje Vinisiusit që e përmbante inatin brenda vetes. Por tani që në krye të ekipit madridas erdhi Solari, punët kanë ndryshuar dhe Vinisiuesi mund të thuhet se ka çelur.
Karlosi i famshëm konsideron se këtë futbollist 18-vjeçar e pret një karrierë e jashtëzakonshme te Reali që e bleu atë për 46 milionë euro nga Flamengo.
“Unë gjithnjë shpesoj se futbollistët brazilianë do të arrijnë të depërtojnë në majën e futbollit evropian. Vinisiusi është i ri dhe ka një talent të madh, madje ai u largua nga Flamengo si një futbollist mjaft i mirë. Ai luajti shumë mirë kundër Viktoria Pëlzenit dhe unë jam i sigurt se ai do të bëjë histori te Reali. Ai është një futbollist modern, e njeh mire driblingun, është i përgjegjshëm në fushë, është një futbollist konsistent dhe i kompletuar”, tha Roberto Karlosi.
Sfidanti