Ç’kaos me dëmtimet tek Milani, Gatuzo nuk bët dot skemat!

Fillimisht, në dyshim ishte Gonzalo Higuain, ndërsa titullar pritej Kutrone. Nuk kaluan veçse dy ditë, dhe “tabloja” u përmbys, Higuain nxiton drejt formacionit dhe sulmuesi i ri është me pikëpyetje. Kesi ishte me një “këmbë” në spital, por mediat italiane njoftojnë se ia ka dalë të jetë gati, Çalhanoglu u dëmtua në Ligën e Europës, mbetet në dyshim, por ende nuk ka siguri për të. Kalabria po ashtu ishte jashtë, tani është “brenda”.

Gatuzo e ka të pamundur të bëjë një skemë të saktë dhe një formacion të qartë për shkak të ndryshimeve në “buletinin infermierik” të klubit. Gjithsesi, trajneri e di se ndaj Juventusi nuk do të ketë Muzakion (dy muaj jashtë), Bonaventurën, Bilian, Kaldarën dhe Striniçin. Përveç këtyre, edhe ata që mund të konfirmohen, nuk pritet të jenë në 100 për qind të formës.

Sfidanti.al