Zhoze Murinjo i tërboi tifozët e Juventusit me gjestin provokues që ai bëri mbas ndeshjes së Ligës së Kampioneve mes Juventusit dhe Junajtidit të tij (1-2) në Torino dhe lidhur me këtë gjest të tij u prononcuan shumë lojtarë dhe ish-lojtarë të Juves.
Legjenda e “zonjës së vjetër”, portieri Stefano Takoni, konsideron se futbollistët e Juventusit u treguan shumë të butë me Murinjon, duke theksuar se po të kishte qenë në fushë, ai do të kishte vepruar ndryshe.
“Unë, po të kisha qenë në vendin e Bonuçit, do ta kisha shutuar Murinnjon me shkelma bythëve”, deklaroi ish-portieri juvendin, sot 61 vjeç, Stefano Takoni, që ka luajtur me Juventusin gjatë viteve 1983-1992.
Sfidanti.al