“Hej, Pavkov, kërce edhe një herë tjetër dhe bëj gol me kokë!”, jehojnë fjalët e këngës që tifozët ultras të Crvena Zvezdës këndojnë para shtëpisë së sulmuesit Milan Pavkov që me dy golat e tij të shkëlqyer “uli në gjunj” në Beograd nënkampionin e Evropës, Liverpulin, në kuadrin e Ligës së Kampioneve.
Pavkovi u bë heroi i tifozëve ultras të Crvenës, “Delii”, pasi ai pati meritën kryesore në fitoren 2-0 të arritur kundër “të kuqve” liverpulas. Tifozët e Zvezdës rrallë herë këndojnë këngë kushtuar ndonjë futbollisti, por Pavkovi me performancën e tij fantastike të martën e kaluar përbën përjashtim, pasi ai fitoi admirimin e tyre.
Këta tifozë gjatë ditëvë të fundit kanë ardhur para shtëpisë, ku banon beniamini i tyre dhe këndojnë me të gjithë forcën një këngë, ku përsëritet shpesh refereni: “Hej, Pavkov, kërce edhe një herë tjetër dhe bëj gol me kokë!”
Sfidanti.al