Të lindur për kundërshti, “Derbi” madridas për firmën e Kavanit

Reali dhe Atletiko e Madridit po tregojnë një interesim të madhn për sulmuesin e PSZH-së, Edison Kavani, njoftojnë mediume spanjolle. Ky futbollist uruguaian ka kontratë me klubin francez deri më 2020, kështu që të dy klubet e mësipërm nga Madridi po përpiqen që t’i sigurojnë shërbimet e tij në fund të këtij sezoni.
Kavani 31-vjeçar, këtë verë, do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij dhe çmimi i tij nuk është më shumë se 30 milionë euro, kështu që ky çmim nuk do të përbëjë ndonjë problem për të dy klubet e lartpërmendur madridas.
Sikurse bëhet e ditur, shumë shpejt përfaqësues të Realit dhe të Atletikos së Madridit do të fillojnë bisedimet me agjentin e Kavanit, ndërkohë që i vetmi problem mund të jetë paga e tij, sepse, momentalisht, te PSZH-ja ai merr 12 milionë euro për sezon.
Sfidanti.al