Venger largon Milanin: Është një ‘Fake News’

Arsen Venger ka reaguar menjëherë pas lajmit të publikuar në orët e fundit ku theksohej se ish trajneri i Arsenalit kishte hyrë në kontakte me drejtuesit e Milanit për të qenë trajner dhe menaxher i kësaj skuadre. 69 vjecari Venger, që në këtë moment po kryen rolin e komentatorit të Ligës së Kampioneve për BeIN Sports, mohoi gjithcka.

‘Unë të Milan? Është një fake news-tha Venger-nëse do të firmos me ndonjë skuadër do ta them, por lajmi nuk është i vërtetë. nuk ia dal dot të shuaj zërat dhe mund të administroj mirë vetëm atë cfarë unë arrij të bëj në jetën time. në këtë moment jam i përqendruar të bëj sa më mirë punën këtu te BeIN Sports dhe kjo nuk është aspak e lehtë’.

Ndërkaq, emri i venger duket se lidhet gjithnjë e më shumë me emrin e Bajernit të Mynihut, drejtuesit e të cilit duket se janë të zhgënjyer me rezultatet e skuadrës nën drejtimin e Niko Kovac dhe janë gati për ta zëvendësuar atë.

sfidanti.al