Një lajm i ri dhe i vjetër nga Bjellorusia: Bate Borisov është kampion i këtij vendi për herë të 13-të me radhë. Në ndeshjen e fundit të kampionatit kryesor bjellorus, Bate mundi ekipin Neman, duke siguruar tri pikët që i garantuan këtij ekipi titullin e kampionit.
Në 27 ndeshjet e zhvilluara deri tani, Bate ka fituar në 22 ndeshje dhe tre javë para përfundimit të kampionatit ka siguguruar titullin e kampionit të vendit.
Bate Borisov ka 12 pikë më shumë se ekipi Soligorks i vendit të dytë që e ka të pamundur që të arrijë atë, ndërkohë që kanë mbetur edhe tre raunde për t’u zhvilluar.
Sfidanti.al