Valverde i Barçës: Championsi është që tani një Superligë

Shumë po flitet për një pakt “me djallin”, pra për një plan të të mëdhenjve për të shkatërruar Championsin, dhe për ta zëvendësuar me Superligën europiane. Njëri nga njerëzit më të rëndësishëm të momentit, që mund të gjykojë për këtë, është Ernesto Valverde, trajneri i Barcelonës, i cili bën një vërejtje vërtet të hollë.

“Unë kam përshtypjen se Championsi është që tani një Superligë, – tha ai, pas ndeshjes me Interin, – ne patëm një spektakël të vërtetë, në fushë dhe në tribuna. Këto ndeshje janë të nivelit maksimal, ashtu siç ishte ndeshja jonë në “Uembli” (ndaj Totenhemit)”. Gjithsesi, drejtuesit katalanas duket se mendojnë ndryshe, pasi ata kanë rënë dakord për ta themeluar Superligën, së bashku me Realin, Bajernin, Juventusin, PSG-në, Sitin apo Junajtidin.

Sfidanti.al