Shembulli i Bajernit të Mynihut mund të përdoret edhe te Reali i Madridit. Ato zgjidhje që kishte parashikuar presidenti i Realit, Florentino Perez, që të angazhonte si trajner të klubit “mbretëror” Murinjon e Junajtidit dhe Poketinon e Totenhemit, janë të paarritshme, sepse ata janë të konsoliduar aty ku janë. Presidenti Perez nuk ka shumë besim te Solari, pavarësisht se Reali fitoi kundër Valadolidit. Perezi i ka shkuar mendja te trajneri pensionist gjerman, Jup Hajnkes.
Ky trajner legjendar gjerman është 73 vjeç dhe vitin e kaluar ai njoftoi se doli në pension, ndërkohë që me Bajernin e Mynijnut ai ka fituar katër tituj Bundeslige, nje Ligë Kampionesh dhe një Kupë Lige. Ai ka qenë trajner i Realit Madridit, të cilit i ktheu titullin e kampionit të Evropës mbas 25 vitesh.
Sidoqoftë, duhet të pritet, nëse ai do të mund të bëhet edhe një herë tjetër trajner i Realit të Madrditi deri verën e ardhshme, që më vonë t’ia lejë postin e vet Murinnjos ose Poketinos, sikurse paralajmërohet.