Shkoi për dreq, gruaja e Tomas Mylerit “godet” trajnerin Kovaç

Bajerni i Mynihut ndodhet në një formë që lë shumë për të dëshiuar, përsa tregojnë edhe rezultati i fundit në ndeshjen ndaj Frajburgut (1-1) dhe pozicioni i tij në tabelën e Bundesligës. Në këto kushte, në klubin bavarez mbizotëron nervozizmi, jo vetëm midis stafit të trajnerëve dhe lojtarëve, por edhe midis njerëzve të afërt të këtyre të fundit. Kështu që kritikat në adresë të trajnerit Niko Kovaç vazhdojnë dhe fjala nuk është vetëm për mënyrën e lojës, por edhe për vendimet që ai merr që, për bashkëshorten e Tomas Mylerit, Lisa, nuk janë të drejtë. Sulmuesi i njohur i Bajerni e nisi lojën nga stoli i rezervave, madje në min. e 71-të, duke e provokuar Lisën që të prononcohet:
“Duhet të kalonin 70 minuta që t’i fillonte t’i punonte truri Kovaçit”, shkroi Lisa në profilin e saj në Instagram.
Sfidanti.al