Misteret e Mbapesë, nga 214 milionë eurot e Realit, tek tekat te PSG

Kilian Mbape është padyshim 19-vjeçari më i paguar në futboll, por jo gjithçka dihej për aspektin financiar dhe për prapaskenat në lidhje me të. U deshën ata që sulmohen shumë, “hakerat”, që të zbulonin nëpërmjet “Vjedhjeve të Futbollit” (Futboll Liks – Football Leaks) që të zbulonin disa të vërteta.

Kur, talenti u transferua tek Paris SG, agjenti i tij kërkoi 5 milionë euro bonus për firmën dhe 50 milionë euro rrogë për 5 vjet kontratë, që do të thotë 10 milionë euro në sezon. PSG pranoi. Gjithsesi, klubi francez hodhi poshtë një tjetër kërkesë, sipas të cilës, Mbape do të bëhej më i paguari në skuadër (mbi Nejmarin) nëse fitonte Topin e Artë. Parisi nuk deshi të prishte marrëdhëniet me brazilianin.

Mbapesë iu hodhën poshtë edhe kërkesa të tjera, mes të cilave ajo për 50 orë fluturim privat të paguar nga klubi, në një vit. Gjithsesi, iu dhanë 30 000 euro në muaj për të paguar kujdestarin, truprojën dhe shoferin (a thua se nuk mjaftonin 10 milionë euro në vit!!!).

Hakesat zbuluan edhe diçka tjetër, që Reali i Madridit ishte gati të paguante 214 milionë euro për të që në vitin 2017, nga të cilat 180 milionë për kartonin që në atë moment, dhe 34 milionë euro në forma të tjera. Vetë Mbape dhe familja iu druajtën konkurrencës tek Reali, dhe Monako i kërkoi PSG-së që të barazonte shifrën e premtuar nga madrilenët, 180 milionë euro, diçka që kryeqytetasit e bënë.

Sfidanti.al