Poçetino ‘lë sërish thatë’ Realin e Madridit; refuzoi 18 milionë Euro në sezon

Maurisio Pocetino ia mbyll sërish derën në fytyrë Realit të Madridit. trajneri i totenhemit refuzoi ofertën e radhës së bërë nga klubi madrilen dhe bëhet fjalë për një ofertë shumë tunduese; 18 milionë Euro në sezon. Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’ arsyeja që Pocetino i tha ‘Jo’ klubit kampion të Evropës është dëshira e tij për të vijuar punën te skuadra e Totenhemit.

Gjithnjë sipas ‘The Sun’, Poçetino ishte zgjedhja e parë e klubit merenges pas shkarkimit të Hulen Lopetegit, ndërkohë që ‘Los Blancos’ e bënë një tentativë për të edhe gjatë muajve të verës, por pa ia arritur qëllimit. Kriza aktuale që po kalojnë drejtuesit e realit të Madridit ka bërë që Pocetino të mos e pranojë ofertën e majtme të kësaj skuadre për t’u transferuar në Santiago bernabeu.

Kjo do të thotë se Realit të Madridit tani do t’i duhet që të presë fundin e sezonit për të tentuar sërish trajnerin argjentinas dhe në të njëjtën kohë të shpresojë  në një thyerje të raporteve të Pocetinos me drejtuesit e Totenhemit, raporte të cilat janë të mrekullueshme deri në këtë moment.

sfidanti.al