Dortmundi ndjek “luanët e rinj” anglezë, pas Sanços, Fil Fodenin!

Xhejdon Sanço është vetëm 18 vjeç, por tashmë do të fitojë 3 milionë euro në sezon. Një mrekulli që ta jep vetëm futbolli në atë moshë, Sanço do t’i marrë këto para në bankë, nga llogaria e Borusias së Dortmundit, ndërsa klubi gjerman është i vendosur të bëhet “inkubator” dhe “djep” i talenteve të rinj anglezë.

Gjermanët po mendojnë për 18-vjeçarin tjetër të Anglisë, Fil Foden, pjesë e Mançester Sitit (siç ishte edhe Sanço). Foden vlerësohet lart si talent, por Guardiola e ka aktivizuar vetëm 20 minuta këtë sezon, në një ndeshje të Kupës së Ligës. Dortmundi është interesuar haptazi për mesfushorin, dhe sipas mediave angleze mund ta marrë vetëm për 200 000 euro, aq kushton kartoni i tij për momentin, për shkak të statusit që ka.

Trajneri Favre do të shpresojë që Foden të jetë një sukses si Sanço, i cili kë të sezon ka 5 gola dhe 8 asistë. Sanço është asistuesi më i mirë i Bundesligës (6), ndërsa kartoni i tij ka arritur në 45 milionë euro.

Sfidanti.al