As Zidan, as Deshamps; per FourFourTwo trajneri me i mire eshte Guardiola

Zinedin Zidan fitoi Ligen e Kampioneve per te tretin vit radhazi, Didier Deshamps u shpall kampion bote, Simeone fitoi Europa League dhe Superkupen Evropiane,  e megjithate trajneri me i mire per vitin 2018 rezulton se eshte Pep Guardiola.

Kjo eshte ajo qe publikohet nga revista ‘Four Four Two’ qe ka perpiluar klasifikimin e 50 trajnereve me te mire per vitin 2018 ku Guardiola eshte ne krye pasi me Mancester Siti  fitoi Premier League me shpejt se cdo skuader tjeter ne 5 ligat me te rendesishme evropiane duke vendosur rekorde per piket e grumbulluara, fitoret radhazi e regjistruara apo edhe golat e shenuar.

Katalanasi ka lene pas ne kete klasifikim pikerisht ish trajnerin e Realit te Madridit, Zinedin Zidan me francezin qe pasohet pikeritsht nga tekniku i Atletiko Madrid, Diego Pablo Simeone. I katerti ne klasifikim eshte Masimiliano Alegri, ndersa Deshamps qe triumfoi ne Boterorin e Rusise eshte vetem ne vendin e 6.

Ne listen e 50 trajnereve me te mire sipas ‘Four Four Two’ spikasin edhe emra si ai i Luis Enrikes i 16, Antonio Konte i 18, Zlatko Dalic i 21 dhe Zhoze Murinjo i 25. Jane lene jashte ketij klasifikimi te revistes prestigjioze britanike trajnere te tille si Karlo Anceloti, Hulen Lopetegi e Rino Gatuzo.

Sfidanti.al