Kriza e Realit, Ramos: Marrim persiper pergjegjesine

Serhio Ramos ka thyer heshtjen pas humbjes 5-1 te Realit ne ‘El Clasico’ me Barcelonen qe thelloi krizen e kesaj skuadre dhe solli edhe shkarkimin e trajnerit Lopetegi. Kapiteni i ‘Los Blancos’ shfrytezoi rrjetet sociale per te bere autokritike dhe te marre persiper pergjegjesine per gjendjen e krijuar ne skuader, sigurisht se bashku me futbollistet e tjere te Realit te Madridit.

‘Jemi te ndergjegjshem dhe ndihemi pergjegjes per situaten ku ndodhet ekipi-shkruan Serhio Ramos ne profilin e tij ne Twitter-por nuk eshte momenti per te folur, por per te vepruar.  Sot bejme hapin e pare’.

Pas 10 javesh ne La Liga, Reali i Madridit ndodhet ne vendin e 9 ne kampionat me 14 pike te grumbulluara, 7 me pak se Barcelona kryesuese.

Sfidanti.al