Reali i Madridit vazhdon ta shohe veten ne shume veshtiresi per gjetjen e trajnerit te ri. Antonio Konte kembengul ne kerkesen e tij per te pasur garanci te caktuara, Mikael Laudrup e refuzoi, nderkohe qe Santiago Solari sipas rregullores do te duhet te qendroje si trajner i komanduar vetem 2 jave.
Kjo ka shtyre presidentin e Realit te Madridit, Florentino Perez te mendoje te beje nje tjeter tentative per te sjelle ne Bernabeu ish trajnerin e Celsit. Eshte e perditshmja AS ajo qe flet per kete levizje qe gjithsesi ka pengesa te ndryshme; nga aspekti ekonomik e deri te futbollistet.
Perez ka frike se mbeshtetja e senatoreve te skuadres per kandidaturen e Solarit eshte nje simptome per veteadministrimin e skuadres. Skuadra ka zgjedhur nje trajner te bute per te mos nisur gjithcka nga e para dhe mendon te zgjidhe problemet pa nderhyrjen nga jashte. Dicka qe Reali i Madridit nuk mund t’ia lejoje vetes dhe per kete arsye Konte mbetet ende nje mundesi e realizueshme.
Persa i perket aspektit ekonomik, eshte nje problem qe mund te zgjidhet lehte; Konte kerkon 10 milione Euro ne sezon, Reali ofro 8 milione, por kjo eshte nje diference normale qe ekziston ne cdo tratative. Me e komplikuar eshte ceshtja e kohezgjatjes se kontrates. Perez kerkon nje akord 2 vjecar, ndersa Konte 3 per te bere skuadren te kuptoje se do te aplikoje nje projekt te ri dhe te gjate.
Nje tjeter ceshtje ne kete histori eshte ajo e garancive teknike ne merkato. Konte kerkon nje skuader nje lojtar te tipit Bonucci dhe nje organizator ne mesfushe per te inkuadruatr skuadren. Dhe ne fund, duhet qe lojtaret te jene gati per te nisur nje rrugetim te ri dhe te jene krejtesisht ne dispozicion te stafit te ri teknik.
Sfidanti.al