Perezi me një plan interesant: Le të ikë Modriçi!

Gazeta spanjolle “Diario Gol” publikon një lajm interesant se vetë Reali i Madriditpo ia ofron tani mesfushorin e vet, Luka Modriç, Interit të Milanit. Sipas gazetës, kjo ofertëështë pjesë e një plani të presidentit të Realit, Florentino Perez, që parashikon transferimin e futbollistit kroat për tek Interi, ndërkohë që rrugën e kundërt, pra për te Reali, do të ndërmarrë Mauro Ikardi plus 40 milionë euro që do t’i jepen klubit “mbretëror”.

Rokada e mësipërme, sipas gazetës së mësipërme, do të realizohet gjatë verës së ardhshme, pasi sezoni dimëror i ardhshëm në janar nuk konsiderohet i përshtatshëm. Pra, tani, situata u përmbys plotësisht: Modriçi do të bëhet lehtësisht pjesëtar i Interit, kurse Reali do të përfitojë një përforcim mjaft të mirë në sulm.

Reali, në fakt, ka nevojë për një sulmues suprem që të arrijë të shënojë të paktën 30 gola për sezon, ndërkohë që Interi ka nevojë për një lojtar që të konfirmojë se ky ekip bën pjesë në elitën botërore të klubeve dhe nëkëtë drejtim nuk ka më mirë sesa të kesh në radhët e veta futbollistin më të mirë të botës.

Sfidanti.al