Dy sezone me radhë, Liverpuli i Jurgen Klopit ishte kënaqësia më e madhe e Premier Ligës, madje (me lejen e Pep Guardiolës) le të themi se ishte më bukur ta shikojë sesa Mançester Sitin. Gjithsesi, ndërsa Çelsi e Siti morën trofeun e Premier Ligës, të kuqtë morën vetëm “tavolinën”, por edhe një idealist i pandreqshëm si Klopi, duket se ka vendosur të bëjë më të vështirën.
Fitorja e Liverpulit në fushën e Hadërsfildit u arrit në mënyrën më pragmatiste të mundshme, më ciniken dhe më të ftohtën, në një ndeshje që më mirë ta shihje në rubrikën televizive të darkës, pra të shikoje vetëm një përmbledhje 2-3 minutëshe. Momenti më i bukur ishte goli i shënuar nga Mohamed Salah, pas kombinimit Gomez-Milner-Shaqiri-Salah.
Çfarë ka ndodhur pra me Jurgen Klopin? Robin Hudi ka vendosur t’i mbrojë interesat e “popullit të tij” me më pak zjarr, për të qenë gati dhe jo i lodhur në “sprintin” e fundit të sezonit. Natyrisht, nuk mund të mos theksohet se pati disa dëmtime si Keita e Mane, ndërsa Van Dajk e Salah nuk ishin në maksimum.
Sfidanti.al