Hamilton, duhet një “fshat” i tërë që të fitosh titullin

Formula 1 po përfundon dhe Ljuis Hamilton është shumë pranë titullit të pestë në karrierë, veçse piloti i Mercedesit tregoi sesa shumë njerëz punojnë për suksesin e tij. Ai ishte ftuar në një emision të mëngjesit në një televizion amerikan dhe aty falenderoi grupin e madh që ndërton makinat e tij.

“Unë kam një skuadër të madhe, kam një mbështetje të madhe, sepse ky është tjetër lloj sporti, – u shpreh anglezi 33-vjeçar, – janë 1 800 njerëz që ndërtojnë dy makina. Unë jam vetëm hallka e fundit e zinxhirit, jam ai që dal në pistë dhe shfrytëzoj potencialin e makinës”.

Hamilton shpallet për të pestën herë kampion i botës, që do të ishte barazim me legjendën Huan Manuel Fangio, nëse fiton në Çmimin e Madh të SHBA-së në Ostin të Teksasit.

Sfidanti.al