Rikthehet NBA, Golden Stejt e nisi aty ku e la, me fitore

Golden Stejt e nisi aty ku e la kampionatin e NBA. skuadra e Ëarriors iu imponua në Oracle Arena, Oklahoma Sitit teksa e mposhti me rezultatin 108-100 si përt ë vijuar festën e marrjes së unazave të kampionit nga basketbollistët e saj. Uorriors e vunë që në fillim ndeshjen në drejtimin e dëshiruar, e megjithatë për një moment, golden stejt e vuajti rikthimin e Oklahomës që arriti të marrë kryesimin me 2 pikë. Por Thandër nuk diti ta ruajë këtë situatë të krijuar dhe Golden Stejt që kishte një Stiven Kërri në formë, u rikthye te udhëheeqja në rezultat esi rrjedhojë të fitojë edhe ndeshjen.

Mjaft mirë e nisi sezonin edhe Boston Seltiks që në TD Garden mundi Filadelfian 105-87 pikërisht në sfidën e kthimit pas një viti të Gordon Hejuard që vuajti një dëmtim shumë të rëndë. pas periodës së parë që u mbyll 21-21, Bostoni mori krejtësisht frenat e lojës në dorë, duke mos i dhënë asnjë mundësi Filadelfias t’i kundërpërgjigjej. Tatum ishte më i mirë për skuadrën e Seltiks me 23 pikë, por u dallua edhe Morris me 16 pikë e 10 topa në tabelë.

sfidanti.al