Gjërat janë bërë serioze në lidhje me akuzat ndaj Ronaldos për përdhunimin e Kethrin majorgas. Sipas gazetës portugeze ‘Correia da Manha’, sulmuesin portugez e pret një proces i gjatë gjyqësor që mund të zgjasë më shumë se 2 vjet. Kjo gazetë në artikullin e publikuar prej saj citon një burim juridik që thekson se hetimet po vazhdon dhe se tashmë ekipi ligjor i Ronaldos është i përgatitur përe këtë fakt.
Po ky burim juridik i ka shpjeguar ‘Correia de Manha’ se cështja mund të kalojë edhe në Prokurorinë e Përgjithshme dhe do të jetë ky institcion që do të vendosë nëse do të formalizojë një akuzë në drejtim të 33 vjecarit pasi të ketë studiuar me imtësi të gjithë provat që janë grumbulluar në lidhje me këtë histori
Ndërkaq, Kristiano Ronaldo e ka krijuar ekipin e avokatëve mbrojtës për këtë proces që kryesohet nga Piter Kristiansen me këtë të fundit që ka theksuar se do të merret ekskluzivisht me cështjen e Ronaldos për ta lënë futbollistin të qetë dhe të fokusuar te evenimentet sportive me skuadrën e Juventusit.
sfidanti.al