Futbolli dhe hendbolli ndërthuren me njëri-tjetrin për një moment. Sporti francez organizoi një përballje të dyfishtë mes skuadrës që në 1998 u shpall kampione e botës në futboll dhe asaj që fitoi medaljen e artë olimpike në hendboll në lojërat Olimpike të zhvilluara në Pekin në vitin 2008. Skluadrat zhvilluan mes tyre një ndeshje në hendboll dhe një në futboll, në hendboll triumfoi ekipi kampion olimpik 18-13, ndërsa në futboll, kampionët e botës së 20 viteve më parë 7-5.
Pas ndeshjes protagonistët e këtij evenimenti ngacmuan disi njëri-tjetrin por në fund ishin në unison kur deklaruan se shpresonin në përsëritjen e një inisiative të tillë
‘Skuadra e hendbollit u tregua e mirë, sepse unë mendoj se nuk do të kishim shënuar asnjë gol dhe do të kishim pësuar 20-tha ish mbrojtësi i Francës, Frank Lëbëf-ndërsa në futboll kjo skuadër ishte thuajse më mirë se ne. Në fakt lojtarët e saj janë bisha të vërteta’
‘Vumë re se sa rritnit ritmin e lojës ne shkonim menjëherë pas topit-ishte përgjigjja e lojtarit të hendbollit, Bertrand Zhil-kishim shumë dëshirë dhe për të qenë të sinqertë, mesatarisht, jemi 10 vjet më të rinj se ju’.
sfidanti.al