Tashmë epokës së dominimit të binomit Kristiano Ronaldo-Lionel messi në garën për Topin e Artë duket se po i vjen fundi. Këtë vit, ashtu sikurse ndodhi edhe në 2007, asnjë prej këtyre dy yjeve të futbollit botëror nuk do të jenë në gjendje që të marrin në duart e tyre trofeun aq shumë të dëshiruar nga lojtarët dhe që jepet nga prestigjiozja ‘France Football’ dhe ku votojnë 173 gazetarë.
Me shuma gjasa, beteja për Topin e Artë të 2018 që do të dorëzohet në Paris në 3 dhjetor do të jetë mes 2 lojtarëve të përfaqësësueses franceze, Antuan Grizman dhe Kilian Mbape, por nuk duhet harruar as Luka Modric që ka mundur të fitojë cmimin si Lojtarin më të Mirë të FIFA dhe UEFA.
Si Grizman ashtu edhe Mbape nuk do të kenë vetëm tro0feun e Kupës së Botës të fituar këtë vit në favorin e tyre. Dy sulmuesit francezë po shfaqen në një formë të shkëlqyer me Atletiko Madrid dhe Paris Sën Zhermenin. Grizman ka favorin se me skuadrën madrilene ka mundur të fitojë Europa League dhe Superkupën Evropiane, ndërsa Mbape ka statistikat e shkëlqyera që e bëjnë atë të pretendojnë trofeun. Në fakt në 2018, sulmuesi 19 vjecar ka 7 gola e 3 assist në bilancin e 10 ndeshjeve me Paris Sën Zhermenin dhe 9 gola me përfaqësuesen franceze.
sfidanti.al