Mançester Junajtid në shitje? Një princ saudit hyn në skenë

Epokës së familjes Glazer në krye të Mancester Junajdit duket se po i vjken fundi. Manjatët amerikanë duket se kanë vendosur të nxjerrin në shitje klubin anglez, të paktën kjo është ajo që theksohet te tabloidi britanik ‘the Sun’. Sipas këtij tabloidi, ai që e ka vënë në qendër të dëshirave të tij skuadrën e Mançester Junajtid është princi nga Arabia Saudite, Mohamed Bin Salman dhe duket se ai ka shprehur gatishmërinë për të blerë aksionet e Djajve të Kuq.

Tabloidi ‘The Sun’ thekson se Salman ka një dëshirë të madhe për të investuar në botën e futbollit pikërisht te Mançester Junajtid, por familja Glejzër që e ka marrë pronësinë e këtij klubi në vitin 2005, nuk e ka me shumë dëshirë të shesë aksionet e Mancester Junajtid dhe nëse do të merret vendimi për një proces të tillë, atëherë shifra që do të pretendohet do të kapë vlerën e 3.4 miliardë Eurove.

sfidanti.al