Izraeli fiton me gola, keq për Shqipërinë në Ligën e Kombeve

Kombëtarja shqiptare e sheh veten në vend të fundit pas fitores së Izraelit ndaj Skocisë në Haifa, në ndeshjen e grupit 3 në Ligën C të Kombeve. Është golaverazhi që dënon kuqezinjtë, ndonëse të treja skuadrat kanë nga tri pikë. Skocia ka golat 3-2, Izraeli 2-2 dhe Shqipëria 1-2. Do të duhet të paktën pikë të dielën në Haifa për të qenë në pozicion të mirë për kualifikim, me llogarinë që duhet të mundin Skocinë në “Elbasan Arena” në nëntor.

Skocezët kaluan në epërsi në Haifa me golin e shënuar nga Çarli Malgrju me penallti në 25’, por izraelitët e merituan barazimin e minutës së 52-të me Dor Perecin. Më pas, në pjesën e dytë, britanikët mbetën me 10 vetë pasi Soutar doli me të kuqe në 61’, dhe ka kaluar shumë, Izraeli shënoi golin e fitores, një autogol i Kieran Tierneit në 75’.

Sfidanti.al