Pas realizimit të filmit dokumentar, jeta e Lionel Mesit do të jetë edhe subjekt spektakli dhe ai që ka marrë përsipër këtë do të jetë as më shumë e as më pak por i famshmi ‘Cirque du Soleil’. Sulmuesi argjentias dhe vetë Shoqëria më e njohur e akrobacisë në botë kanë arritur akordin mes tyre për spektaklin që do të bazohet te jeta e 31 vjecarit, spektakël që do të shfaqet në vitin 2019
‘Duket e pabesueshme, por ‘Cirque du Soleil’ do të tregojë jetën time-ishin fjalët e Messit për faqen zyrtare të kësaj kompanie-nuk kam dyshim që ata do të arrijnë të befasojnë publikun, sic kanë bërë gjithnjë
Projekti për të treguar në një spektakël të tillë të vecantë jetën e 5 herë fituesit të Topit të Artë është në bashkëpunin me Sony Music dhe ai që e bëri prezantimin e tij ishte pikërisht presidenti i ‘Cirque du Soleil’, Xhonatan Tetro’.
‘Jemi të bindur se duke sjellë në skenë jetën e Messit, do të jemi në gjendje që të flasim për futbollin me publikun duke i kaluar kufijtë sportivë për ta prezantuar në një formë që mund të frymëzojë botën-u shpreh Xhonatan Tetro’
sfidanti.al