Nejmari nga shiu në breshër: nga hija e Mesit ra nën në hijen e Mbapes?!

PSZH-ja e mundi thellë 5-0 Olimpikun e Lionit me gola të shënuar një nga Nejmari me penallti në pjesën e parë dhe katër të tjerë nga futbollisti i ri, Kilian Mbape, që me të vërtetë shpërtheu në pjesën e dytë. Për më tepër, ky futbollist francez të katër golat e tij i shënoi brenda 13 minutave, duke e rrëmbyer të gjithë shoun në stadium. Ai theu rekordin 45-vjeçar si futbollisti më i ri që shënon katër gola në një ndeshje, duke barazuar ndërkohë Nejmarin në listën e golashënuesve më të mirë të Ligës së parë franceze.
Nejmari, në fakt, e mbante veten mirë, kur Mbape shënonte gol mbas golit, por në një rast kamera kapi një shprehje të fytyrës së tij që sikur donte të thoshte: “Po unë pse ika nga Barcelona .. nga hija e Mesit të bija në hijen e Mbapes”?!
Sfidanti.al