Ishte harruar prej 8 vitesh, Bajerni i Kovaçit si ai i Van Galit

Në vitin 2010, Bajerni arriti finalen e Championsit, mundur nga Interi, por më pas punët nuk shkuan shumë mirë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Luis Van Gal mbeti 13 pikë prapa kryesueses Dortmund në renditjen e Bundesligës, aq sa lojtarët mezi “lagën buzët” në Oktoberfest. Kanë kaluar 8 vjet dhe gjendja duket po e njëjtë, edhe pse vetëm me 4 pikë diferencë me kreun, që është sërish Dortmundi.

“Ka ditë më të mira për të shkuar tek Oktoberfesti, – u shpreh Manuel Nojer, – ne duhet ta dëgjojmë këtë muzikë dhe të kuptojmë sesa i rëndë është ky moment”. “Nuk mbaj mend kurrë që Bajerni të ketë luajtur kaq dobët”, – thotë Lotar Mateus. Trajneri Kovaç, i mbështetur nga klubi, do të përpiqe të gjejë zgjidhe këto dy javë ndërprerje.

Sfidanti.al