“Djalli” i fryn tek veshi, Humelsi në prag të largimit nga Bajerni?

Interesimi i Mançester Junajtidit për angazhimin e mbrojtësit Mats Humels mund të ripërtërihet mbas informacioneve që vijnë nga Gjermania se ky futbollist gjerman po shqyrton opsionin e largimit nga klubi bavarez. Humelsi tani që Bajernin po e drejton trajneri kroat Niko Kovaç nuk e ka më të sigurt vendin në formacionin e parë, pasi gjatë sezonit të ri ky mbrojtës vetëm tri herë e ka filluar ndeshjen nga minuta e parë, ndërkohë që Kovaçi më shumë preferon dyshen e mbrojtësve qëndrorë Boateng–Shule, ndësa ka opsion edhe Martinezin.
“Bildi” shkruan se Humelsi po e shqyrton seriozisht mundësinë e largimit nga Bajerni, ndërkohë që duhet të kihet parasysh se ky mbrojtës gjerman e refuzoi Junajtidin më 2016, kur ai vendosi që të bashkohet me Bajernin, duke ardhur nga Borusia e Dortmundit. Kontrata e Humelsit me Bajernin ka kohëzgjatje deri më 2021.
Sfidanti.al