Bajerni i Mynihut nuk po jeton nje moment pozitiv dhe se fundmi jane bere shume kritika nga lojtaret ne drejtim te trajnerit Niko Kovac. Sipas te perditshmes gjermane ‘Bild’, javen e kaluar ishte kolumbiani Hames Rodrigez qe sulmoi trajnerin te kampioneve te Gjermanise ne dhomat e zhveshjes duke perfituar nga mungesa e tij.
‘Ketu nuk jemi ne Frankfurt-mesohet te kete thene Hames Rodrigez duke iu referuar ekipit te meparshem te Kovac. Hames e nisi nga stoli ndeshjen e mesjaves ne Ligen e Kampioneve ndaj Ajaksit, ndersa ne sfiden me Augsburgun nuk luajti asnje minute.
Por nuk eshte vetem Hames Rodrigez qe shfaqet i pakenaqur me Kovac. ‘Bild’ thekson se nje pjese e mire e skuadres nuk e pelqen faktin se trajneri flet me ndihmesit e tij ne gjuhen kroate. Sipas tyre trajneri po tregon mungese respekti ndaj tyre duke mos komunikuar ne gjermanisht me Robert Kovac, trajnerin e portiereve Toni Tapalovic dhe Drejtorin Sportiv Salihamixhic.
Tjeter problem per Bajernin eshte edhe ai i rotacioneve. Futbollistet e kuptojne nevojen per te pushuar, por nuk jane dakord me shperndarjen e minutave te aktivizimit te tyre.
Sfidanti.al