Mancester Siti perballet me Liverpulin kete fundjave ne kampionatin anglez te futbollit dhe Guardiola nuk deshiron qe te perseriten incidentet e sezonit te kaluar ne Ligen e Kampioneve. Ne ate kohe autobusi i Mancester Sitit u shkaterrua nga tifozet e Liverpulit dhe skuadra u detyrua te marre nje autobus te ri per t’u kthyer ne Mancester.
Policia ne Liverpul hapi hetimet per ngjarjen, por pas 4 muajsh ende nuk ka dale ndonje fajtor. Keshtu qe Citizens vendosen te marrin masat e tyre te jashtezakonshme; lojtaret do te udhetojne me nje ‘autobus spiun’ ne stilin ‘big brother’ per te evituar perseritjen e incidenteve.
Ne automjet do te instalohen 15 kamera ne high definition me idene qe te filmohen cdo hedhje objektesh qe do te perbeje nje prove per policine. Por jo vetem kaq, Mancester Siti po mendon qe te marre me vete edhe nje ekip te tijin te sigurise qe do te njihet me itinerarin dhe qe do te sinjalizoje pikat e mundshme konfliktive.
Sfidanti.al