I urti Zidan e bëri lëmsh: te M. Junajtid apo drejtor i madh te Juvja?

Ish-trajneri i Realit të Madridit Zinedin Zidane, momentalisht, është “i papunë”, kështu që media po spekulon shumë me të ardhmen e tij. Ndërkohë që media britanike e lidh emrin e tij me Mançester Junajtidin, në Itali thonë se Juventusi i ka ofruar atij vendin e drejtorit të përgjithshë që deri tani e ka mbajtur Xhuzepe Marota që tanimë e ka lënë këtë post.
Gazeta “Tuttosport” shkruan se Zidane është një kandidatët kryesorë për postin e lartë të sipërpërmendur te Juvja krahas Pavel Nedvedit dhe Mishel Uvës.
Zidane ka luajtur me Juventusin gjatë viteve 1996-2001 dhe gjithnjë ka deklaruar se ndjen afërsi me klubin “biankoner” Tani çështja është sesi do të vendos ai: të vazhdojë karrierën si trajner apo të bëhet funksionar i lartë në Torino?
Sfidanti.al