Fillimi i ketij sezoni i Totenhemit komplikohet akoma me shume dhe shkak eshte bere problemi i demtimeve. Ne prag te ndeshjes me Barcelonen, trajneri Poçetino nuk do te kete ne dispozicion disa futbolliste te formacionit baze. Eshte kjo nje situate jo e lehte per Hotspurs qe ne ndeshjen e pare me grup humbi ndaj Interit me San Siro.
Keshtu ne Uembli ndaj katalanasve Totenhemi do te jete pa Vertongen, Orier, Eriksen, Dembele dhe Dele Ali. Per t’u vleresuar eshte gjendja e Loris, i cili ka disa kohe qe nuk luan, nderkohe qe edhe portieri i dyte Vorm eshte i demtuar dhe ne kampionat aktivizohet portieri i trete, Gazaniga qe mund te jete mes shtyllave edhe ne sfiden me Barcelonen.
Poçetino ka filluar te mendoje per alternativat; Dier mund te luaje ne mbrojtje, ne mesfushe krijohen hapesira per Uinks dhe Uanjama, por mund te luaje edhe Sisoko. Ne sulm prania e Kejn eshte e sigurt qe do te shoqerohet nga Lukas Moura dhe Son. Ne grupin B situata behet interesante; nese Barcelona fiton ne Uembli dhe Interi mund PSV, atehere Interi mund te hedhe nje hap te rendesishem drejt fazes se 1/8 te finaleve.
Sfidanti.al