Barça viziton Totenhemin, Poçetino këshillon kështu yjet e tij!

“Nuk të vjen shpesh në jetë rasti të luash kundër Lionel Mesit, kënaquni që do ta keni në fushë përballë jush”. Këto janë fjalët që Mauricio Poçetino, trajneri i Totenhemit, u tha lojtarëve të tij në prag të sfidës së sotme në Champions ndaj Barcelonës. Katalanasit vijnë në “Uembli”, jo për të luajtur një finale, por një ndeshje grupi, dhe vëmendja kryesore mbetet tek “Pleshti”.

“Mesin është e pamundur ta mbulosh dhe ta pengosh, – vazhdon trajneri argjentinas, – kështu që, le të kënaqemi duke luajtur kundër tij”. Kjo nuk do të thotë se Totenhemi do të luajë për të humbur, përkundrazi, dhe kushdo e kujton fatin e vjetshëm të Realit në Londër.

Sfidanti.al