Mesi, dëgjo çfarë thotë Maradona: Të lërë kombëtaren argjentinase

Diego Armando Maradona e përjeton në cdo moment situatën te përfaqësuesja argjentinase dhe gjithnjë flet për të madje me kritika të shumta për drejtuesit e Federatës së Futbollit. këtë radhë trajneri i Dorados vendosi të japë një këshillë për kapitenin Lionel Mesi i cili është tërhequr përkohësisht nga përfaqësuesja argjentinase me yllin e Barcelonës që nuk ishte në miqësoret e muajit shtator, ndërkohë që nuk është grumbulluar as për ato të këtij muaji

‘Do të doja që Messi pas Kupës së Botës të flistë dhe t’i dërgonte të gjithë në ferr-tha Maradona-nuk është faji tij se nuk fituam edhe pse i gjithë presioni ishte mbi të. E këshilloj që të lërë njëherë e mirë kombëtaren sepse nëse Argjentina humbet është faji i tij. Për cdo gjë negative që ndodh në futbollin argjentinas, fajtori është Messi. Dua të shoh se kë do të ngarkojnë me përgjegjësi kur të mos jetë ai te Argjentina’

Diego Armando Maradona foli edhe për pankinën e argjentinës që për momentin drejtohet nga Lionel Skaloni duke e thënë hapur preferencën e tij.

‘Do të doja të shihja Menottin si trajnerin e Argjentinës-vijoi Maradona-edhe unë do të kthehesha të punoja me të me të gjitha ekipet kombëtare. Emra si Simeone, Poçetino e Gajardo nuk do të prezantojnë një projekt të cilin e dinë që Federata nuk do ta respektojë, nuk duan të rrezikojnë atë cfarë kanë arritur në Evropë dhe nuk flas për paratë, por për lavdinë’.

sfidanti.al